Sa ishte aktiv në futboll, legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana është sulmuar nga një mbështetës i skuadres Nantes, pas ndeshjes me Marseille.

Lorik Cana është përshëndetur me tifozët ‘Ultras’, të Marseilles pas ndeshjes.

E kjo gjë nuk i ka pëlqyer një tifozi të klubit Nantes.

Tifozi nuk e duroi faktin që Cana po brohoritej nga përkrahësit e Marseilles, ku kishte kaluar disa vite.

Fansi filloi ta ofendonte futbollistin shqiptar.

Cana ka tentuar t’i afrohet për t’ia sqaruar situatën, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i forcave të sigurisë.