Të shtunën zhvillohet gjiro e parafundit në Bundesligë.
Skuadra e mesfushorit të Kosovës Valon Berisha, Fortuna Dusseldorf, luan si vendas kundër Augsburgut.
Kurse Milot Rashica me Werder Bremen, luan kundër skuadrës Mainz.
Klubet e dy futbollistëve të Kosovës, rrezikojnë të luajnë sezonin e ardhshëm në Bundesliga 2.
Aktualisht kanë vetëm 1 pikë diferencë ndërmjet veti.
Fortuna ka 29 pikë në pozitën e 16-të, kurse Bremen në pozitën e 17-të me 28 pikë.
Mbetet të shihet në gjiron e fundit se cila nga këto skuadra do të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm në Bundesligë.





























