Në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’, ku po i zhvillon ndeshjet si vendas, Real Madrid ka mposhtur Valencian.
Pjesa e parë përfundojë pa gola, pasi goli i shënuar nga Rodrigo u anulua për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, futbollistët e Zinedine Zidane, u futën në fushë për të fituar ndeshjen, pasi krijuar shumë raste.
Sulmuesi Karim Benzema shënoi dy gola në këtë ndeshje. Të parin në minutën e 61-të dhe të dytin në minutën e 87-të.
Gol shënoi edhe Marco Asensio në minutën e 74-të, vetëm pak sekonda pasi hyri në lojë si zëvendësues i Valverdes. Asensio u kthye në fushë pas afro 1 viti që kur pësoi lëndimin e rëndë të gjurit
Përkundër fitores, madrilenët vazhdojnë të jenë në pozitën e dytë në tabelë, me dy pikë më pak se lideri Barcelona.




























