Mesut Ozil nuk ishte në formacionin startues por as në mesin e nëntë zëvendësuesve për ndeshjen e zhvilluar në Etihad, të cilën Arsenali e humbi 3:0 kundër Manchester Cityt.

Pas shumë dilemave për mungesën e tij, trajneri Arteta ka folur rreth Ozilit.

Arteta shpjegoi se Mesut Ozil nuk u ftua në skuadrën e Arsenalit për takimin me Manchester City në Premierligë për shkaqe taktike.