Kryendeshja e javës së 27-të mes Gjilanit dhe Llapit ka përfunduar me rezultat 2:2.

Llapi i Tahir Batatinës, pa asnjë synim në ligë, kësisoj ia prish ëndrrën evropiane Gjilanit, duke i nxjerrë pikë musafir.

Ky barazim Gjilanin e dërgon në vendin e tretë derisa Llapi mbetet në vendin e gjashtë.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 3:1.

Vushtrria edhe zyrtarisht përshëndetet me superligën derisa Ballkani i shton gjasat për pozitën që dërgon në kualifikimet për Europa League.