Viti 2020, mund të konsiderohet i humbur për tenistin zviceran, Roger Federer.

Ai nuk do të jetë i gatshëm deri në vitin 2021 që t’i kthehet fushave të tenisit.

Krejt kjo për shkak të një operacioni në gjurin e dajthtë, ka njoftuar zvicerani përmes një postimi në Twitter.

“Planifikoj që të kem kohën e mjaftueshme që të jem 100% i gatshëm të luaj në nivelin tim më të lartë. Do të më mungojnë tifozët por mezi pres që të kthehem në sezonin 2021”, ka shkruar Federer.