Joanna Jedrzejczyk sapo ishte kthyer në dhomën e zhveshjes pas një lufte brutale me Zhang Weili në UFC.

Luftëtarja polake e dinte se fytyra i ishte prishur e shëmtuar. Ajo thjesht nuk e kishte kuptuar se sa shumë derisa e shikoi veten në pasqyrë.

“Mbeta gojëhapur. U duka si zombi”, tha ajo.

E vlerësuar si luftëtare e denjë e MMA, Joanna synonte ta rifitonte titullin nga Weili më 7 mars, e cila po e mbronte për herë të parë titullin pasi ishte bërë kampionia e parë e UFC-së nga Kina.

Por syri i djathtë i Weilit u mbyll, pastaj balli i Joannas nisi të ënjtej në rundin e tretë dhe u bë aq e madhe saqë doktori i saj druhej se do të shpërthente.

Pavarësisht ënjtjes, polakja nuk ka pësuar ndonjë dëm të përhershëm – por ka mbetur me zemër të thyer dhe shenjë në shpirt.