Trajneri i Newcastle United, Steve Bruce ka penguar belgun Kevin De Druyne, kur ai ishte duke dhënë intervistë pas ndeshjes.
Derisa mesfushori i Manchester Cityt, ishte duke folur, Bruce afrohet dhe thotë që De Bruyne do të luajë për skuadrën e tij, Neëcastle United.
“Ai duhet të qëndrojë këtu dhe duhet të vijë këtu. Kjo është ekskluzive nga Newcastle. Ka kohë që është te Manchester City dhe ai do të vijë të luajë për Newcastle”, ka thënë Steve Bruce.
Manchester City ka fituar si skuadër mysafire kundër Newcastle dhe ishte pikërisht Kevin De Bruyne, ai që shënoi golin e parë nga pika e bardhe.
Kurse Sterling u kujdes për rezultatin përfundimtar Newcastle 0, Manchester City 2./VAR Kosova/