Në Vukovar të Kroacisë të enjten pasdite ka ndodhur një përleshje e madhe.
Aty janë rrahur pjesëtarët e dy grupeve të tifozëve, ata të Dinamos së Zagrebit, Bad Blue Boys, dhe tifozët e Partizanit të Beogradit, të njohur si “Grobari”.
Sipas 24sata.hr, te rrahja ka ardhur kur tifozët e Partizanit kanë sulmuar verbalisht një kroat i cili po shëtitej me gruan dhe fëmijën e tij. Më pas ka ardhur te rrahja.
Sipas zëdhënësit të policisë janë lënduar dy persona, që janë dërguar në spital.




























