Futbollisti kolumbian, James Rodriguez përfundimisht do të largohet nga Real Madrid këtë verë, raporton El Pais.

Kolumbiani ka bërë vetëm tetë paraqitje në La Liga këtë sezon dhe trajneri Zinedine Zidane ka deklaruar se ai nuk mund të luajë përsëri në sezonin 2019-20.

James ishte lidhur me një kalim në Atletico Madrid verën e kaluar, ndërsa Napoli dhe AC Milan ishin gjithashtu të interesuar.

Mirëpo Los Blancos zgjodhën ta mbanin atë.

Sidoqoftë, Real Madrid nuk ka gjasa ta mbajë këtë vit dhe ai është i vendosur të gjejë një klub të ri këtë verë.