Me fillim prej orës 20:00, Prishtina pret në ‘Fadil Vokrri’, skuadrën nga Skenderaj, Drenicën.

Pa praninë e shikuesve, skuadrës nga kryeqyteti ‘i kryen punë’ vetëm fitorja, nëse dëshiron të mbetet në garë për titull.

Në anën tjetër, kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje deri në fund, Drenica po lufton për të mos rënë nga liga.

Artikuj që mund të ju interesojnë

Prishtina në këtë ndeshje luan me mungesa, Boshnjaku e Bekteshi me kartonë të verdhë, kurse Abazi, Ahmeti e Miftaraj nga lëndimi pritet të rikthehen vetëm para ndeshjes së mes-javës me Gjilanin.

Gjyqtarë të ndeshjes do të jenë Fatmir Tahiri (Mt), Arton Latifi, Fatmir Abrashi – Shpëtim Murtezi.

Mund të ju interesoj