Në ndeshjen e së enjtes mbrëma, Manchester City ka mposhtur kampionin e ri të Anglisë, Liverpoolin.

Vendasit fituan me rezultat të thellë 4- 0.

Në fillim të ndeshjes, me të dalë në fushë, futbollistët e Cityt formuan gardën e nderit për futbollistët e Liverpoolit.

Të gjithë i duartrokitën lojtarëve të veshur me ngjyrë të kuqe, përveç njëri futbollist.

Portugezi Bernardo Silva, nuk ka duartrokitur.