Me fillim prej orës 18:00, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, zhvillohet një super ndeshje.
Prishtina pret liderin e Super Ligës, Dritën nga Gjilani.
Para fillimit të ndeshjes, atmosfera në dhomat e zhveshjes te kryeqytetasit duket e mirë, të cilët sonte luajnë për fitore.
Në këtë video ata shihen duke u bërë gati dhe duke dëgjuar muzikë, para se të dalin në fushë.
Kënga e Hasan Agës është lëshuar me zë të lartë për të disponuar lojtarët./VAR Kosova/




























