Për të shkuar qytetarët e Kosovës në vende të ndryshme të Evropës, duhet të kenë vizë.

 E në këtë kohë të pandemisë, obligative janë edhe testet për Covid-19.

Ky fakt e ka nervozuar trajnerin kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili nuk është aspak i kënaqur me barrierat që Evropa po krijon për kosovarët.

Ai beson se Evropa me mos pranimin e testeve për koronavirus po diskriminon kosovarët.

Këtë shkrim ai e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.