Më në fund një lajm i mirë sa i përket futbollit dhe koronavirusit.
Në testimet e fundit të bëra futbollistëve të Premier League, nuk ka asnjë rast pozitiv.
Nga 1.574 mostra, dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
“Premier League mund të konfirmojë se mes të hënës 20 korrik dhe të dielës 26 korrik, 1.574 persona, përfshirë lojtarë dhe staf janë testuar për COVID-19. Nga këto, asnjë nuk ka qenë pozitiv”, thuhet në një njoftim.



























