Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është duke kaluar pushimet në Kosovë bashkë me familjen e tij.
Futbollisti i Werder Bremen, ka folur për ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë të luajtur në Sofje vitin e kaluar.
Për Rashicën, kjo ndeshje duket të jetë më specialja.
“Ndeshja kundër Bullgarisë, ishte një nga ndeshjet më speciale në karrierën time”, ka thënë Rashica.
“Asisti në golin e fitores në fund të ndeshjes, ishte diçka madhështore”, ka thënë Rashica.
Kosova kishte fituar 3-2 si skuadër mysafire e Bulgarisë, pas barazimit 1-1 në Prishtinë në ndeshjet e rëndësishme për Nation League./VAR Kosova/






























