Bayern Munich e ka konfirmuar transferimin e yllit Leroy Sane nga Manchester City.

Ky transferim raportohet t’i ketë kushtuar kampionit gjerman 60 milionë euro.

I sapotransferuari në Bayern Munich nga Manchester City, Leroy Sane, është shprehur i lumtur me kalimin e tij në Allianz Arena.

“E njoh trajnerin Hansi Flick nga ekipi kombëtar U-21, e kishim një marrëdhënie shumë të mirë atje. Unë dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayernin dhe Liga e Kampionëve është prioriteti kryesor” ka thënë Sane.