Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën për klubin Italian Brescia.

Presidenti i Brescias, Masimmo Celino, është sulmuar nga dy persona pasi ishte viktimë e një grabitjeje.

Ata e sulmuan Celinon para një marketi dhe synimi i tyre ishte t’ia merrnin orën, Patek Philippe.

Masimmo Celio arriti ta shmangte grabitjen, por nuk shpëtoi pa pasoja duke e dëmtuar hundën, derisa fytyra iu mbulua me gjak.

Celino ka rrëfyer këtë ngjarje për mediat italiane.

“Po hyja në makinë dhe pashë para meje një person në motor, me kaskë dhe një maskë në fytyrë. Kur hapa makinën, u hapën edhe pasqyrat dhe pashë një person tjetër që po vinte nga pas me kaskën në dorë”, u shpreh Celino.

“Pata kohën e mjaftueshme për të reaguar, të kthehesha dhe të kapja kaskën për të evituar që të më godiste në kokë me të. Nuk e kisha kuptuar se isha lënduar, e kam kuptuar vetëm kur u ktheva në shtëpi, nga fytyra e gruas time kur më pa”, tregoi ai.