????????????????????????????????????

Prishtina mposhti Flamurtarin me rezultat 3:0, derisa shumëkush kishte besuar se kryeqytetasit do të tolerojnë në këtë sfidë.

Pikërisht për këtë arsye ka folur edhe trajneri i Prishtinës Armend Dallku, për SuperSport i cili ka theksuar se skuadrës së tij nuk i interesojnë matematikat e të tjerëve.

“E dëmshmuam që nuk jemi pjesë e matematikave. Ne luajmë për vetën tonë dhe nuk na interesojnë të tjerët. Ne bëmë disa rotacione për t’i pushuar disa nga lojtarët kryesorë dhe kështu do të bëjmë edhe për ndeshjen e së dielës, pasi që në mesjavë kemi finalen e Kupës dhe do të përgatitemi për atë ndeshje”, deklaroi Dallku.

Në xhiron e fundit Prishtina udhëton drejt Mitrovicës për t’u përballur me Trepçën ’89 në “Riza Lushta”, kurse që të mërkurën zhvillon finalen e Kupës ndaj Ballkanit.