Futbollisti amerikan Christian Pulisic, bëri një tjetër paraqitje të mrekullueshme në ndeshjen e mbrëmshme që Chelsea e humbi nga kampioni Liverpooli.

Pulisic hyri në lojë në pjesën e dyte. Ai shënoi një gol mjaftë të bukur dhe asistoi për një gol tjetër.

Paraqitjet e tij, trajnerit Frank Lampard, duket se ia kujtojnë një ish-futbollist të Chelseat, i cili kishte shumë ndikim në lojën e londinezëve.

Bëhet fjalë për belgun Eden Hazard, i cili tash është lojtar i Real Madrid.

“Ai është tejet i rëndësishëm. E ka pasur atë ndikim në skuadër. Unë isha këtu për vitin e parë të Edenit dhe nuk është e lehtë të vish në Premier League. S’ishte e lehtë as për Edenin në atë vit të parë. Christian ka pasur momente të ngjashme me të”, ka thënë Lampard.

“Prej gjysmës së sezonit, ai ka qenë në formë me të vërtetë të mirë, ndërsa që nga rinisja në qershor ai ka qenë në formë të mrekullueshme. Vetëm lëndimi që e pësoi në ndeshjen kundër Noreichit bëri që ai të mos luajë në gjysmëfinale të FA Cup. Sot ai hyri në lojë dhe luajti 40 minuta, që është e mrekullueshme për të pas lëndimit dhe për ta treguar cilësinë që e ka treguar deri tani. Ai është i ri dhe ka aq shumë talent natyral. Shënon gola, krijon gola dhe është një lojtar i madh për ne”, ka thënë trajneri anglez.