Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery është bërë me skuadër të re.

Emery është emëruar trajner i Villarrealit në kontratë trevjeçare.

Ish-trajneri i Sevillas dhe Valencias – ka qenë pa angazhim pas largimit nga posti i menaxherit në Arsenal në nëntor.

Ish trajneri i Villarrealit, Javier Calleja u largua nga detyra javën e kaluar pasi skuadra përfundoi në pozitën e pestë në La Ligë duke siguruar kualifikimin për në edicionin e ardhshëm në Ligën e Evropës.