Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se Paul Pogba duhej ta kishte pritur topin me fytyrë, kur mesfushori francez shkaktoi penallti të mërkurën duke e ndalur topin me duar.
Ishte pikërisht ky rast kur u shkaktua penallti.
“Ishte një reagim i natyrshëm, ai i ngriti duart duke e ditur se do të duhej ta kishte pritur topin me fytyrë”, ka thënë Solskjaer.
Manchester Unitedi dhe West Hami barazuan 1:1.



























