Barcelona ka nevojë për një trajner si Jurgen Klopp, ka thënë kandidati për president të klubit Jordi Farre.

Ai ka thënë se ka pasur biseda me trajnerin e Liverpoolit për të drejtuar Barcelonën.

Ndryshimet e mëdha në Camp Nou ndodhën pasi u turpëruan nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve më 14 gusht, kur u mposhtën 8-2.

Pas ndeshjes, Barcelona shkarkoi trajnerin Quique Setin dhe drejtorin sportiv, Eric Abidal.

Trajner i Barçës u emërua holandezi Ronald Koeman.

“Nëse Koeman punon dhe ka sukses, natyrisht se do të qëndrojë. Ne tashmë kishim filluar bisedat me Jurgen Klopp, sepse mendoj se Barça ka nevojë për një trajner të tillë”, tha ai./VAR Kosova/