Paul Scholes ishte aq i mirë në stërvitjen me ekipin e Anglisë sa performanca e tij i ngriste në këmbë të gjithë bashkëlojtarët, rrëfen ish futbollisti Kieron Dyer.

Ish-lojtari i Ipswich dhe Newcastle United, Dyer ishte ftuar 33 herë për të luajtur për Anglinë, pasi bëri debutimin e tij në 1999.

Dyer kurrë nuk e kuptoi plotësisht potencialin e tij, gjë që flet për mënyrën sesi arritën kolegët e tij në kombëtare, me gjeneratën e artë të Anglisë së Scholes, Steven Gerrard, Frank Lampard të mos kishin suksesin e njëjtë me kombëtaren angleze, njëjtë si me ekipet e tyre.

Në librin e tij, i cili u serializua në Daily Mail, Dyer shpjegon se si një performancë e jashtëzakonshme në stërvitje dikur, bëri që Scholes të merr ovacion nga bashkëlojtarët.

“Ai ishte mjeshtri absolut i prekjes së topit në stërvitje. Një ditë ai shënoi tre ose katër gola – dhe unë nuk jam duke folur për një ovacion të lehtë. Unë po flas për një duartrokitje të gjatë. Kur stërvitjet mbaruan, pjesa tjetër e lojtarëve të Anglisë formuan një roje nderi dhe e kapën atë nga fusha. Unë kurrë nuk e kisha parë atë më parë dhe kurrë nuk e pashë më”, tha Dyer.

Për sa i përket argumentit të vjetër, cili nga treshet e mesfushës ishte më i miri, Dyer nuk ka dyshim se ish-lojtari i Manchester United ishte më i mirë se Lampard dhe Gerrard.

Ish lojtari i West Ham gjithashtu mendon se fituesi i 11 herë ligës angleze nuk duhej të luante në të majtë për ekipin kombëtar të Anglisë.

“Paul Scholes ishte lojtari më i mirë me të cilin luaja dhe futbollistë si Xavi dhe Zinedine Zidane thonë se e kanë atë si lojtarin e tyre të preferuar.”

“Kombëtaret e tjera do ta kishin përdorur atë si kolonën e tyre, por mesfusha e zgjedhjes së parë të Sven Goran Eriksson ishte gjithmonë David Beckham në të djathtë, Frank Lampard dhe Steven Gerrard në qendër dhe Scholes në të majtë. Kështu që ne e humbëm magjinë e tij, duke e vendosur në të majtë dhe e dëbuar në kufij. Ishte mosrespektim, një nga krimet më të mëdha ndonjëherë. Kur flisni për Gerrard, Lampard dhe Scholes, Scholes ishte më i miri nga të tre dhe prapëseprapë atij iu kërkua të lëshonte rrugën”, tha Dyer.

Scholes fitoi 11 tituj të ligës, tre Kupa të FA, dy Kupa të Ligës dhe dy tituj të Champions League gjatë karrierës së tij./VAR Kosova/