Në nëntë ndeshje këtë sezon të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich, ka nëntë fitore.

Në këto ndeshje, bavarezët kanë shënuar 39 gola.

Fitorja ndaj Barcelonës 8-2, shënon edhe një rekord tjetër për kampionët e Gjermanisë.

Është hera e parë që ata shënojnë 8 gola në një ndeshje.

Bayern po ashtu ekipi që shumë shpejtë i ka shënuar katër gola në fazën e nokautit të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi Robert Lewandosëki ka shënuar gol në secilën ndeshje këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Me golin në në ndeshjen e mbrëmshme, Lewa tash ka 14 gola në këtë garë shumë të rëndësishme.