Sulmuesi i skuadrës suedeze Falkennergs, Edi Sylisufaj, tashmë edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës.

Ai mund të debutojë për Kosovën U21, më 4 shtator ndaj Anglisë U-21, në Prishtinë.

Pas takimit që kishte me kreun e FFK-së, Agim Ademi dhe menaxherin e U21, Zgjim Sojeva, Sylisufaj i është drejtuar ‘Dardanëve’ me një video.

“Përshëndetje. Unë jam Edi Sylisufaj, jam lindur dhe rritur në Suedi, luaj për skuadrën Falkenbergs, që është në Superligën e Suedisë. Pas takimit me menaxherin e U21, Zgjim Sojeva dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, do të përfaqësojë Kosovën. Shihemi edhe pak. Forca Kosova”, tha sulmuesi.