Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën e sotme për media ka folur edhe për mundësinë që Kosova të kualifikohet në Evropianin e 2021.

Për të arritur deri te kualifikimi, Kosova duhet që fillimisht ta mposhtë Maqedoninë e Veriut pastaj fituesin e ndeshjes Bjellorusi-Gjeorgji.

Sot Challandes deklaroi se ndonëse nuk është një trajner i madh, ai dëshiron që me Kosovën të shkoj në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

“Unë nuk jam Mourinho, Guardiol, Klopp apo Flick. As nuk jam duke e trajnuar Bayernin e Munichut, por Kosovën. Ne kemi mundësi të shkojmë në evropian me Kosovën, me këtë “bebën” e vogël që quhet Kosovë. Ne i kemi edhe dy ndeshje për të arritur këtë mundësi”, është shprehur Challandes në konferencën e sotme.

Në anën tjetër me 3 shtator në Itali, do të luaj kundër Moldavisë në kuadër të Ligës së Kombeve, pastaj me 8 shtator pret Greqinë në “Fadil Vokrri”./VAR Kosova/