Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho e ka quajtur mesfushorin e ekipit të tij, Delle Alli një lojtar shumë përtac gjatë stërvitjes.
Në takim me futbollistët duke parë pamjet e stërvitjeve të ekipit, Mourinho zgjohet në këmbë dhe para të gjithë futbollistëve i thotë Delles së është shumë përtac në stërvitje.
Mourinho ndal videon duke iu drejtuar Delles.
“Mirë, e kuptova tashmë, ku është Dele? Tashmë e kuptova që ju jeni një lojtar përtac në stërvitje.”
“Unë i thashë tashmë shumë drejtpërdrejt Delle Allit se ai nuk stërvitet mirë”, ka thënë Mourinho pas publikimit të videos./VAR Kosova/




























