Në të gjithë mediat e botës po flitet se Messi po largohet nga Barcelona.

Një detaj që e fuqizon edhe më tepër dhe e bën më të besueshëm vendimin e argjentinasit është mungesa e tij për testin për Covid-19 te “katalanësit”, shkruan “VAR Kosova”.

Messi, thuhet se do të mungojë nesër në testin PCR, që klubi i Barcelonës pritet ta bëjë para fillimit të stërvitjeve për sezonin e ri.

Pra, nesër të gjithë lojtarët e Barcelonës do të testohen, përveç Messit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “El Chiringuito”, para pak çasteve.