Policia franceze ka thënë se i ka arrestuar 148 persona gjatë trazirave në kryeqytet, pas humbjes së Paris Saint-Germain 1:0 kundër Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve të dielën.

Mijëra tifozë të PSG-së u mblodhën në bulevardin “Champs-Elysees”, për ta shikuar finalen dhe ngelën zemërthyer, sepse ekipi i tyre pësoi disfatë 1:0 falë golit të Kingsley Coman me kokë në pjesën e dytë.

Rrugës duke u larguar nga bulevardi në një numër të madh, tifozët parisienë i dogjën edhe shportat e mbeturinave dhe thyen dyqane.

PSG-ja po luftonte për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë.