Një nga lojtarët më të mirë në botë, Sadio Mane ka kaluar një rrugë të vështirë deri sa kishte arritur t’i prekte majat e futbollit evropian.

Senegalezi 28-vjeçar, ka rrëfyer historinë e tij drejt kalimit në Evropë nga shteti i largët afrikan.

“Mbaj mend që ditën e parë që mbërrita në Francë për të bërë teste dhe firmosur me FC Metz. Unë isha dashur të stërvitem që nga dita e parë që shkova, por trajneri më tha të qëndroja në shtëpi”, tha Mane.

Futbollisti i Liverpool thotë se në atë kohë nuk kishte pasur para në telefon për t’i njoftuar në shtëpi se ai është në Francë.

“Unë nuk kisha kredi në kartën time të telefonit për të thirrur nënën time për t’i treguar se kisha shkuar në Francë. Të nesërmen, shkova me disa nga miqtë e mi që ishin tashmë në Metz dhe e telefonova duke i thënë se isha në Francë”, tha Mane.

Ajo më tha: “Çfarë, cila Francë?” Ajo nuk mund ta besonte. Unë i thashë:” Franca në Evropë”. Ajo u përgjigj: “Çfarë do të thuash me Evropën? Ti jeton në Senegal, supozohet se je me xhaxhain tënd”.

Unë atëherë thashë: “Po por tani jam në Evropë”

“Ajo ishte e mahnitur, ishte e çmendur! Ajo ishte aq e befasuar saqë më thirri çdo ditë për të më pyetur nëse ishte e vërtetë. Ajo nuk më besoi derisa një ditë i thashë të ndezë TV për të më parë duke luajtur. Më në fund ajo kuptoi që ëndrra ime ishte realizuar”, ka rrëfyer Mane./VAR Kosova/