Man City duhet të fuqizohet në mbrojtje për ta fituar Ligën e Kampionëve, thotë Hargreaves
Ish mesfushori thotë se trajneri spanjoll duhet ta ketë për qëllim që ta zëvendëson kapitenin legjendar të klubit këtë verë Pep Guardiola ka nevojë për një Vincent Kompany, jo Lionel Messi, sipas Owen Hargreaves, i cili mendon se Manchester City duhet të fuqizohet në mbrojtje me qëllim që ta fiton Ligën e Kampionëve.
City u eliminua nga gara evropiane në fazën e çerek finaleve për here të tretë radhazi, kësaj here nga klubi francez Lion.
Të kaltrit u mposhtën 3-1 në Lisbonë nga një kundërsulm nga një ekip i cili mundi të pozicionohet vetëm në vendin e shtatë në Ligue-1.
Guardiola u kritikua gjerësisht për formacionin e përzgjedhur dhe XI startuese, me David Silva, Bernardo Silva, Riyad Mahrez dhe Phil Foden të gjithë të lënë në stol dhe një system alien 3-4-3 të adoptuar për ta mposhtur Lionin në mesfushë.
Ndryshime të mëdha priten në Etihad Stadium pas një dalje të hershme nga Liga e Kampionëve dhe Messi lidhet fort me një lidhje në Manchester në mesin e thashethemeve të vazhdueshme mbi të ardhmen e tij tek Barca.
Argjentinasi punoi me Guardiolan në Camp Nou në mes të 2008 dhe 2012, por Hargeaves ka kërkuar nga klubi i tij i vjetër të fokusohet që të forcohen në mbrojtje se sa të merren me një ribashkim.
“Jam i sigurt që Pep do ta merrte Messin po të mundte, por ai do të duhet ta ketë pare ndikimin që ka bërë Virgil van Dijk tek Liverpool dhe të kupton se atij i nevojitet ai lloj i lojtarit më shumë se çdo gjë tjetër, ” i tha ish lojtari i City-it BT Sport.
“Ai ka nevojë për një Vincent Kompany, një udhëheqës i cili mund ta vendos lojën në momente të vështira.”
Hargreaves shtoi mbi mposhtjen e Cityt nga Lyoni dhe transformimin e Liverpoolit qe nga ardhja e Van Dijk dhe Alisson:
“Mendoj se Pep shpikësi kryesor. Kjo është ajo që e bënë atë kaq unik dhe nga 10 herë ai 9 herë ia qëllon.
“Loja kundër Lyon ishte ndoshta hera e pare që e kemi pare duke u përpjekur ti adoptohet ekipit tjetër. Në një mënyrë, Pep bëri atë që çdonjëri ka kërkuar nga ai duke qenë pragmatik.
“Nuk besoj që ai do ta bënë këtë përsëri. “Problemi për City është se asnjë ekip nuk e fiton Ligën e Kampionëve pa një mbrojtje të klasit botëror.
Shikoni se si Liverpool u bë nga një ekip I mire në një ekip të madh me Allison dhe Van Dijk.
“City ishin afër për të qenë ekipi më i mirë në botë kur ata kishin Vincent Kompany. Pep – së bashku me Klopp – janë më të mirët. Por, nëse nuk mund të ballafaqohet me presion në momente të caktuara në lojë do ta gjesh vetën jashtë.
“Nëse nuk e ke një Van Dijk apo një Kompany atëherë është vështirë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse Pep përzgjodhi atë ekip.
“Pep do të kritikohet, por ai e di më mirë se çdo kush tjetër se çka i nevojitet. Ai ka nevojë për një Vinnie të ri.”
Eshtë raportuar se Messi mezi po pret të largohet nga Barca pas humbjes poshtëruese nga Bayern Munich, por bosi i ri i Blaugrana, Ronaldo Koeman ka Akoma shpresë se gjashtë here fituesi i Topit të Artë do ta përfundon karrierën në Camp Nou.
“Rindertimi i Barçes do të merr kohë dhe Messi e di që mosha mbetet e pamposhtshme,” Hargreaves tha për situatën e tanishme të argjentinasit.
“Leo mund ta kupton se ai nuk ka kohë të pres që ekipi të zhvillohet. Barca po përpiqet të luan në mënyrën që kanë bërë gjatë kohës së Pep, por ata nuk kanë forcë.
“Mendoj se Messi e la fushën për here të pare duke menduar për here të pare ‘çfarë dreqin po ndodhë?’ Por, ne e kemi parë se çka u kishin shkaktuar PSG, Roma dhe Liverpool atyre në vitet e fundit.
“Ndoshta duhet të vjen siç erdhi Bayerni që njerëzit të zgjohen dhe të bëjnë ndryshime. Ekipet më të mira në botë nuk janë të mira vetëm në posedim. Ato janë të mira edhe pa top gjithashtu.
“Nuk mund ta imagjinoj Messin me tjetër fanellë. Por, sigurisht ne do të dëshironim ta shihnim atë në Premier League – dhe Barcelona do të duhet të flet vërtet me butësi me të me qëllim që të qëndron.”




























