Me kalimin e viteve, disa kombe afrikane janë bërë specialistë në prodhimin e lojtarëve me një pozicion ose rol të caktuar.

Nigeria është bërë e famshme për sulmet e saj vdekjeprurëse, të fuqishme si Rashidi Yekhini dhe Victor Osimhen,

Lindur në Nkol Ngok, Onana filloi karrierën e tij futbollistike në Akademinë Samuel Eto’o, një organizatë jofitimprurëse që u themelua në vitin 2006 për të siguruar një arsim falas të futbollit për të rinjtë e Kamerunit.

Pasi bëri përshtypje në një turne veror në Ishujt Kanarie në moshën 14-vjeçare, një gjigant evropian erdhi për t’i kërkuar shërbimet e tij.

Në vitin 2010, Onana iu bashkua Barcelonës në kampion La Masia dhe pati përparime të mëdha në kampin e të rinjve, por megjithatë koha e tij në Kataloni përfundoi në 2014.

Blaugranët u dënuan me ndalesë transferimi pas një hetim të FIFA-së që kishin gjetur se Barcelona kishte shkelur rregullat ndërkombëtare të FIFA-së për nënshkrimin e lojtarëve të rijnë.

Disa lojtarë të Barcelonës si Takefusa Kubo, Antonio Sanabria dhe Onana u ndaluan të luanin për ekipin e parë të Barcelonës deri në moshën 18-vjeçare.

Onana kishete ishte mbushur 18 vjet menjëherë pasi u publikua në dritë hetimi, por ai kuptoi se shanset e tij për të filluar ëndrrën me skuadrën katalanase ishin të pakta.

Ai u nis për Ajax në korrik 2015, ku sezonin e tij të parë nuk do të bënte për ekipin A, por për Jong Ajax në Eerste Divisie.

Sidoqoftë, fati i tij mori një kthesë të mirë në javët e fundit të afatit kalimtar të verës së 2016.

I mërzitur duke luajtur vetëm në ndeshje kupash, portieri i zgjedhjes së dytë të Barcelonës, Marc-André Ter Stegen i dha klubit një ultimatum: “Më bëni startues ose do të largohem”.

Duke mos dashur ta lëshonin portierin e tyre, Barcelona e shiti veteranit Claudio Bravo te Manchester City, i cili kishte kaluar dy sezonet e fundit në Barcelonë.

Për të zëvendësuar Kilianin në largim, Barcelona nënshkroi me portierin e parë të Ajaxit, Jasper Cillessen për 13 milion euro.

Pas kalimit të Cillessen si portier i dytë te Barcelona, Onana u bë menjëherë portieri i parë në Amsterdam, ku nga ai moment është zhvilluar në një nga portierët më të mirë në Evropë.

Debutimi i tij për ekipin e parë të Ajax erdhi në 20 gusht 2016, në një humbje 2-1 ndaj Ëillem II. Pavarësisht humbjes, Onana dëshmoi të ishte një opsion i sigurt për klubit, duke u bërë një aset jetik në ekipin që shkoi gati katër muaj pa humbur asnjë ndeshje të vetme.

Një muaj pasi debutoi për ekipin e parë të Ajax, Onana bëri debutimin e tij me Kamerunin në një fitore 2-1 kundër Gabon.

Onana do të vazhdonte të luante një rol jetësor në garën e Ajax në Finalen e Europa League 2017, për të humbur në fund ndaj Manchester United të José Mourinho.

Trajneri i Ajax, Bosz u largua në fund të sezonit për të zëvendësuar Thomas Tuchel te Borussia Dortmund, por Onana mbeti zgjedhja e parë edhe nën urdhrat Marcel Keizer ashtu edhe Erik ten Hag pastaj.

Një tjetër sezon me më pak trofe pasoi për Ajax dhe Onana, por fatet e tyre do të ndryshonin në sezonin 2018/19.

Ajax pasi që kishte nënshkruar me veteranët Dushan Tadiq dhe Daley Blind, fitoi titullin Eredivisie për herë të parë që nga viti 2014, poashtu fitoi edhe në finalen e kupës.

Mirëpo qershia mbi tortë ishte në garat evropiane.

Në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, Ajax shkoi tutje duke i dërguar në shtëpi kampionët e shumëfishtë të kësaj gare, Real Madridin e kampionët e Italisë, Juventusin.

Por në fund, humbën në gjysmëfinale, në një ndeshje të madhe të Tottenham Hotspur.

Ndeshjet e bukura të Ajax u shuan disi pas largimeve të Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong drejt Juventusit dhe Barcelonës, por jo edhe të gardianit kamerunas.

Onana pati një numër të madh të pritjeve ndaj Chelsea, Lille dhe Valencia, por nuk ishin të mjaftueshme për Ajax, që u rrëzua nga grupi i tyre i Ligës së Kampionëve, para se të humbnin edhe nga Getafe në Europa League.

Pak pasi mbaroi sezoni në Holandë, Onana i tha gazetarëve: “Kanë kaluar pesë vjet të shkëlqyera këtu. Por tani ka ardhur koha që të bëj një hap përpara. Nuk di ende se çfarë do të ndodhë, por ambiciet e mia janë të qarta”.

Kontrata e Onana do të përfundoj më 2022 dhe Ajax do të detyrohet të ndajë rrugë me të brenda 12 muajve të ardhshëm.

Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë përfolur si klube të mundshme, por me Keylor Navas dhe Marc-André Ter Stegen, nuk ka shumë gjasa që secila skuadër të jetë e gatshme të investojë 35 milion euro, të cilat Ajax i dëshiron për të liruar portierin kamerunas.

Nëse Onana bën lëvizjen e tij, në një ekip të madh me çmimin e vendosur nga Ajax, ai do të jetë portieri më i shtrenjtë afrikan i të gjitha kohërave.

Portieri më i shtrenjtë afrikan deri më tani ishte Alban Lafont, i cili u bashkua me Fiorentinin në vitin 2018 për 7 milion euro plus shpërblime.

Sidoqoftë, pas disa gafave të Lafont, vendin e tij e kishte zënë Bartłomiej Drągoëski, i cili u kthye nga huazimi i tij në Empoli.

Onana ka folur në disa raste për vështirësitë me të cilat përballen portierët afrikan në nivelet e larta të futbollit.

Ai kishte deklaruar në një intervistë për NCR se pas finales së Europa League në 2017, ai ishte duke negociuar një transferim te një klub në Serie A, por në mes të bisedimeve, agjenti i tij mori një mesazh me tekst nga Drejtori i Përgjithshëm i klubit:

“Ne besojmë se Onana është një portier i shkëlqyeshëm por fatkeqësisht nuk mund të nënshkruajmë me të. Një portier me prejardhje afrikane do të na sillte shumë probleme para tifozëve tanë”.

“Racizmi është atje, unë duhet të merrem me të në pothuajse çdo ndeshje larg shtëpisë,” tha Onana.

“Unë jam i zi dhe afrikan dhe jam krenar për këtë. Nëse dikush nuk më pëlqen sepse jam i zi, nuk ka asnjë problem”, thotë Onana.

Me vetëm dy vjet të mbetura në kontratën e tij, duket se është çështje vetëm kohe kur Onana do të bëjë lëvizjen e tij të madhe.

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, duket se është i interesuar të largoj Kepa Arrizabalaga, dhe Onana është përmendur si një mundësi e mirë për të zëvendësuar atë.

Derisa lojtarët e tjerë në pozicionin e tij mund të jenë duke bërë presion për një transferim ose pushime të shtrenjta, Onana ka kaluar pushimet e tij në Kamerun, duke shpërndarë ushqim dhe nevoja themelore për katër jetimore të ndryshme në kryeqytetin, Yaoundé. Ai poashtu është duke ndihmuar për të financuar një rrjet elektrik, që të sigurojë energji elektrike të ripërtritshme në vendlindjen e nënës së tij, në Mengueme./VAR Kosova/