Antonio Conte pas humbjes në finale ndaj Sevillës thotë se nuk do të jetë më trajner i Interit për sezonin e ri.
Interi humbi finalen e madhe të Evropa Ligës me rezultatin finale në 3:2, por tekniku i skuadrës italiane ishte i pakënaqur me lojën e zhvilluar, shkruan “VAR Kosova”.
Conte foli pas ndeshjes, ku tha se kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit në “Giuseppe Meazza”.
“Unë do të takohem javën tjetër me klubin dhe do të vendosi për të ardhmen time, nuk e di ende se a do të jem edhe për sezonin e ri te Interit”, tha ai për Sky Sports
“Ne duhet të rritemi dhe përmirsohemi në të gjitha aspektet, përfshirë edhe sjelljet jashtë fushës, një klub i madh duhet t’i mbroj lojtarët e tij”.
“Ne duam të përmirësohemi në sezonin e ardhshëm. Blianci i këtij sezoni ishte pozitiv. Ne arritëm në fianle të Evropa Ligës”.
“Kështu, humbja apo fitorja janë pjesë e lojës, por arritja në finale na bën që të shpresojmë për të ardhmen”, përfundoi Conte.



























