Ish-portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, është bërë me skuadër të re.
Anglezi është transferuar në Londër te skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho.
Hart tashmë ka kompletuar marrëveshjen dhe është zyrtarizuar te Tottenham Hotspur.
Te Spurs Hart do të qëndrojë deri në vitin 2022.
33-vjeçari e ka lënë Burnleyn pasi kontrata i kishte skaduar qysh më 30 qershor.




























