Anthony Joshua do të përleshet me bullgarin Kubrat Pulev në muajin dhjetor të këtij viti.
Kështu të paktën ka deklaruar promoteri Eddie Hearn.
Meçi ishte paraparë të zhvillohej në muajin qershor në Ëembley (Staidumi i Tottenham Hotspur), por u anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Një datë e re për këtë përballje të peshave të rënda, ende nuk është vendosur, mirëpo muaji dhjetor shihet si datë e mundshme në 02 Arena.
“E dimë që AJ (Anthony Joshua), do të ndeshet këtë vit, kështu që dëshirojmë që të kemi një mundësi të mirë që të fitojmë dhe sa më vonë që ndeshet aq më mirë do të jetë”, tha Hearn për ESPN.
Megjithatë, ekziston mundësia që ky meç të zhvillohet me dyer të mbyllura./VAR Kosova/





























