Ndonëse kanë kaluar 3 ditë prej që Messi ka njoftuar klubin se do të largohen në këtë afat kalimtar, futbolli evropian ende është në gjendje shoku.
PSG, Manchester City e Interi janë vënë pas Messit të cilin e dëshirojnë në ekip.
Mirëpo, L’Equipe ka raportuar sot se edhe klubi i Cristano Ronaldos, Juventusi është vënë prapa Messit.
Nga Torino ata kanë ndjekur nga afër ngjarjet e ditëve të fundit dhe nuk kanë përjashtuar përpjekjet për të nënshkruar me Messin.
Në rast të nënshkrimit, do të formohej dyshja nga Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy dominuesit e shkëlqyeshëm të futbollit evropian vitet e fundit.
Për Juventusitn do të ishte një ëndërr të mund të bashkonin Messin dhe Ronaldon në të njëjtin ekip, diçka e paimagjinueshme deri disa sezone më parë./VAR Kosova/





























