Sezoni 2019/2020 i Ligës së Kampionëve dallon krejtësisht prej sezoneve të kaluara të kësaj gare për shkak të ndryshimeve që u bënë në ecurinë e garës.

Për shkak të pandemisë COVID-19, ndeshjet e Ligës së Kampionëve u pezulluan për disa muaj, derisa së fundi u kthyen përsëri.

Mirëpo, mungon rregulli i ndeshjeve kthyese. Për shkak të kohës, UEFA ka vendosur që të gjendet një vend neutral dhe të zhvillohet vetëm një ndeshje.

Në sezonet e kaluara, Liga e Kampionëve ka përjetuar finale magjepse e të paharrueshme.

VAR Kosova ua sjellë të gjitha ndeshjet dhe golat e finaleve të Ligës së kampionëve që nga viti 2005 e deri më 2019./VAR Kosova/