Para fillimit të ndeshjes Barcelona – Bayern Munich, në rrjetet sociale fillojë krahasimi i dy portierëve gjermanë, që mbrëmë ishin kundërshtarë.

Pyetja ishte bërë se cili ishte më i mirë, Manuel Neuer apo Marc Andre-Ter Stegen.

Ky i fundit, nxori topin nga porta plotë 8 herë.

Kurse, portieri bavarez u ndëshkua dy herë, madje herën e parë nga bashkëlojtari i tij.

Mirëpo, pas ndeshjes Neuer tha se ndjen keqardhje për bashkëkambasin e tij.

“Ndjej keqardhje për Ter Stegen. E di që diçka si kjo nuk është e lehtë për portierin”, tha Neuer.