Tetë futbollistë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, pas testeve të bëra në Gjiblartar.
Skuadra jonë sot pritet të takohet me klubin e Lincoln në kuadër të fazes së parë preliminare në Evropa Ligë, shkruan “VAR Kosova”.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, ku tha se në testet e fundit te Prishtina kanë rezultuar pozitiv me koronavirus tetë futbiollistë
Ndërkaq, te skuadra e Lincoln është çdo gjë në rregull.
Kujtojmë se ky takim i paraparë të zhvillohej para dy dite është anuluar, shkaku i rastev me koronavirus.
Kështu, nuk dihet ende nëse ky takim i paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 do të mbahet.



























