Ish-kapiteni i Rusisë Roman Shirokov, ka bërë për spital një gjyqtar të ligës amatore.

Ai e ka sulmuar referin gjatë lojës, pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Siç shihet edhe në video, Shirokov proteston për një dënim që gjyqtar i kishte dhënë një bashkëlojtari të tij.

Pastaj i afrohet gjyqtarin Nikita Danchenko dhe bëjnë një debat të ashpër.

Kur gjyqtari nxori kartonin e kuq, ish-mesfushori Shirokov e goditi Danchenkon në fytyrë.

Pasi ai bie në tokë, Shirokov vazhdon e godet përsëri. Futbollistët e tjerë tentojnë ta ndalojnë.

Fotot e publikuara të gjyqtarit të rrahur, tregojnë fashat rreth syrit të tij të mavijosur.

Gjyqtari Danchenko ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.

“Kam kaluar katër deri në katër orë e gjysmë në spital, pastaj 15-20 minuta të tjera në dhomën e urgjencës”, shpjegoi ai, pasi doli nga spitali ku kishte shkuar për të shëruar plagët e marra./VAR Kosova/