Futbollisti i skuadrës nën-kampione të Kosovës, Gjilanit, rezultoi pozitiv me Covid-19 në San Marino, pas testeve të bëra nga laboratori spanjoll Synlab.

Shend Kelmendi sipas gazetarit të SuperSport Kosova, Arlind Sadiku, kishte rezultuar pozitiv edhe në testet e kryera në Kosovë.

Madje jo një herë, por plotë katër herë. Vetëm në testimin e pestë ai kishte rezultuar negativ.

Edhe në tre teste të tjera të bëra në IKSHP kishte rezultuar negativ, duke përfshirë edhe testin një ditë para udhëtimit./VAR Kosova/