Skuadra e Gjilanit nuk do të kthehet në Kosovë edhe pse në kampin e tyre një futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndeshja e paraparë të zhvillohej sot me fillim nga ora 21:00, ndërmjet Tre Penne dhe Gjilanit në Evropa Ligë, thuhet se është anuluar, shkruan “VAR Kosova”.

Por, klubi i Mezanit ka pranuar një lajm të mirë, përkundër që në klubin e tyre është një i infektuar me koronavirus, ata nuk do të kthehen në Kosovë, pasi skuadra e Tre Penne do të flas me UEFA-n për ta lejuar zhvillimin e këtij takimi.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku.

“Lajm i mire per Gjilanin

Klubet po diskutojne mundesine qe ndeshja Tre Penne – Gjilani te zhvillohet neser. Tre Penne eshte pajtuar me kete marreveshje por pritet leja e UEFA-se. Te gjithe lojtaret e Gjilanit do t’i nenshtrohen testeve perseri sot, nese neser dalin negative, ndeshja mund te luhet”.