Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese për Europa League ndërmjet skuadrës Tre Penne dhe skuadrës nga Kosova, Gjilani.
Tre Penne ka kaluar në epërsi në minutën e 16-të përmes Nicola Gai.
Nënkampioni i Kosovës, barazojë rezultatin në minutën e 24-të.
Darko Nikac shënoi golin e barazimit në “Stadio Olimpico di Serrvalle” në San Marino.
Gjilani do të fillojë pjesën e dytë me një lojtar më shumë në fushë, pasi Luca Sorrentino është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Prgonit në minutën e 43-të.



























