Sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldos i ka dalë në shesh një detaj pas 14 viteve.
Në 2006, ku Ronaldo kishte pak vite që ishte pjesë e Manchester United kishte rënë dakord ta linte klubin anglez për Valencian.
“Cristiano Ronaldo ra dakord për një transferim në Valencia në 2006,por një kalim nga Manchester United kurrë nuk u realizua”, ka deklaruar Amedeo Carboni, ish drejtor sportiv i Valencias.
E gjithë kjo situatë kishte nisur pas kartonit të kuq që bashkëlojtari i Ronaldos te Manchesteri, Rooney e kishte marrë në ndeshjen e botërorit të 2006, mes Anglisë dhe Portugalisë.

Kishte qenë Ronaldo ai që kishte bërë presion tek gjyqtari i ndeshjes për të ndëshkuar Rooneyn me të kuq.

Kjo ishte diskutuar shumë në atë kohë edhe nga mediat.
Ronaldo nuk pa asgjë të keqe në mënyrën se si veproi në atë ndeshje. Ai besonte se klubi anglez do duhej t’i kishte dhënë mbështetje më të madhe, pasi që ai ishte kthyer në një figurë e urrejtjes në Angli
“Rrethanat nuk janë të përshtatshme për të vazhduar të luaj në Manchester. Në dy ose tre ditë do të vendos se ku të shkoj”, ishte shprehur Ronaldo në korrik të 2006.
“Gjithmonë kam dashur të luaj në Spanjë. Askush nuk u ngrit në këmbë për mua në Manchester, megjithëse nuk i bëra dëm askujt”.
Ronaldo përfundoi duke i kaluar edhe 3 vite në Manchester për të kaluar tek Real Madrid në vitin 2009./VAR Kosova/



























