Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pati një sezon të shkëlqyer me skuadrën italiane, Hellas Verona.

Me përvojën që ka marr në Serie A, ai me shumë gjasë do të jetë lojtar kyç edhe te skuadra e tij e re Napoli.

Në ndeshjen e parë (miqësore), Rrahmani dhe shokët e tij të skuadrës së Napolit kanë fituar me rezultat të thellë 11-0 kundër skuadrës L’Aquila.

Bashkë me Rrahmanin në Serie A, por në klub tjetër do të luajë edhe mbrojtësi tjetër i Kosoëvs, Mërgim Vojvoda.

Mbrojtësi i djathtë kosovar ka nënshkruar me Torinon. Në ndeshjen e parë para-sezonale të zhvilluar, Torino ka fituar 4-1 kundër Novara. Pjesë e ndeshjes ishte edhe Mërgim Vojvoda./VAR Kosova/