Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit Xherdan Shaqiri, këtë vit mund të ndajë rrugët me Liverpoolin.

Duke pasur parasysh se futbollisti i Zvicrës nuk po gjen vend në formacionin e gjermanit, Jurgen Klopp.

Sezonin e fundit, që Liverpooli u bë kampion i Anglisë, Shaqiri ka luajtur në vetëm 7 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol.

Megjithatë, ai ka vazhduar të paguhet shumë nga Liverpooli.

Shaqiri paguhet 80 mijë funte në javë, që i bie afërsisht 90 mijë euro në javë apo mbi 350 mijë euro në muaj.