Manchester Unitedi e ka shënuar fitoren e parë sezonale në elitën e futbollit anglez, Premierligë.
“Djajtë e Kuq” e kanë mposhtur Brightonin si mysafir në ndeshjen e zhvilluar në “Amex Stadium” me rezultat 2:3.
Autogoli i Lewis Dunk (’43), goli i Marcus Rashford (’55) dhe goli i Brunos nga pika e bardhë në minutën e 90-të ishin realizatorët për skuadrën Ole Gunnar Solskjaerit.
Ndërkaq, për vendasit shënoi Maupay nga pika e bardhë në minutën e 40-të dhe March në minutën e 90-të.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, me një më pak, Manchester Unitedi renditet në vendin e në vendin e 14-t për tri pikë.
Kurse, Brightoni ndodhet në vendin e tetë me tri pikë