Armando Broja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, para ndeshjes së Kombëtares kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Talenti shqiptar i Chelsea-it është huazuar te Vitesse, ndërsa në Premier League ka treguar aftësitë e një lojtari të madh. 18-vjeccari ka besim te aftësitë e tij e këtë e thotë hapur. Dëshira e tij është të rikthehet në Angli për të kontribuar me “Blutë e Londrës”.

“Shkova për 1 vit te Vitese si i huazuar. Është mirë për mua sepse jam ende i vogël. Shkova në Hollandë për të luajtur me ekipin e parë. Stërvitja po shkon mirë. Nëse paraqitem mirë, mund të luaj me skuadrën e parë të Chelsea-it.

Kombëtarja? Emocionet janë shumë të mëdha. Jam ende i vogël dhe jam shumë i kënaqur që më ka thirrur ekipi A.

Mungesa? Nuk luaj në ndeshjen e parë sepse kam marrë karton të kuq me U-19. Jam i kënaqur me skuadrën, me ccunat. Ishalla në ndeshjen e dytë më fut ndonjë minutë. Gjithsesi është mirë të qëndrosh me ekipin e parë.

Gati për në fushë? Në stërvitje kuptohemi bashkë. Shpresoj të më fusë në ndeshjen e dytë, gjithësesi është eksperiencë e mirë me ekipin e parë. Nëse stërvitem dhe paraqitem mirë, besoj se do të marr minuta. Kështu e fillojnë të gjithë, 10 minuta ndeshje, 20 minuta ndeshje. Jam shumë i kënaqur që të luaj. Dua t’i tregoj trajnerit që jam futbollist i mirë. Ky është qëllimi im.

Me kë ngjan te Kombëtarja? Të tre sulmuesit janë të mirë dhe kanë bërë mirë për Shqipërinë. Janë djem të mirë. Unë si të them, jam futbollist ndryshe. Mund të luajë pas mbrojtësve, mund të futem me driblim ndryshe nga Balaj, Cikalleshi apo Sadiku. Ata kanë bërë më shumë se mua në skuadrën e parë. Duhet të tregoj që mund të luaj me këtë skuadër

Objektivi? Në Hollandë dua të bëj shumë gola dhe shpresoj të kthehem te Chelsea e të marr vendin në formacionin e parë. Ishalla po shko mirë”, tha ai.