Dy ndeshjet e radhës të Kosovës që do të luhen në këtë muaj, e gjejnë kombëtaren me probleme sa i përket grumbullimit të futbollistëve që luajnë në ligat e ndryshme evropiane.

Trajneri Bernard Challandes ka folur në një konferencë në Zoom ka folur për ndeshjen që do të zhvillohet nesër kundër Moldavisë në Parma të Italisë.

“Nuk është mënyra më e mirë për të zhvilluar një ndeshje të Nations Leagues, me vetëm një stërvitje. Megjithatë unë nuk mund të bëjë asgjë për këtë punë. Duhet të japim më të mirën në këto rrethana. Sa i përket gjendjes fizike të futbollistëve që kanë ardhur sot, për disa futbollistë është  fillimi i përgatitjeve. Unë duhet ta studiojë këtë situatë mirë dhe të marr vendim, të mos rrezikojë që futbollistët të pësojnë ndonjë lëndim”, tha Challandes.

Challandes tha se ndeshja në Parma është vetëm një test i lehtë për Dardanët.

 “Ndaj Moldavisë presim fitore. Për ne është ndeshje e rëndësishme sepse është garuese. Është një test shumë i mirë për ekipin tonë. Të shohim si mund të luajmë kundër një ekipi të tillë si Moldavia”, tha trajneri.

Ai ka folur edhe për atë se a do të ftohen futbollistë tjerë për ndeshjen ndaj Greqisë duke konsideruar se disa futbollistë të rëndësishëm nuk do të jenë në dispozicion.

“Duhet të ftojmë 1 apo 2 futbollistë. Fillimisht, ideja ishte t’i ftojmë nga U21-shi, por ende nuk e dimë nëse është e mundur. Duhet të presim që të mbyllet ndeshja dhe të shohim si do të rrjedhin gjërat pastaj do të marrim vendim”, tha Challandes./VAR Kosova/